BE i kërkon Britanisë të largohet “sa më shpejtë që është e mundur” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    BE i kërkon Britanisë të largohet “sa më shpejtë që është e mundur”

    Insajderi
    24 June 2016 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Udhëheqësit e lartë të Bashkimit Evropian kanë thënë se presin që Britania të veprojë pas momentumit të krijuar nga referendumi dhe të largohet sa më shpejtë që është e mundur, sado i vështirë procesi mund të jetë, njofton The Guardian.

    Donlad Tusk, president i Këshillit Evropian, Jean-Claude Juncker, president i Komisionit Evropian dhe Martin Schulz, president i Parlamentit Evropian, kanë thënë se vonesat e shkëputjes së Britanisë vetëm sa mund të prodhojnë paqartësi.

    “Kjo është një situatë e paprecedentë, por ne jemi të bashkuar në përgjigjen,” kanë thënë ata në një deklaratë të përbashkët.

    Britanikët votuan në favor të një shkëputje nga BE, rezultat që nuk është pritur mirë nga disa liderë botëror./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark