Bashkimi Evropian ka kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar në protestën që u mbajt të dielën në Moskë të Rusisë.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se protestuesit duhet të jetë në gjendje të “ushtrojnë të drejtat e tyre pa frikë nga hakmarrja”, shkruan BBC.
Në mesin e të arrestuarve është edhe lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, i cili akuzohet për organizimin e tubimeve të paautorizuara, që kanë çuar në shkelje të rendit publik.
Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, është dërguar në një gjykatë në Moskë, një ditë pasi është arrestuar nga policia. /Insajderi.com