BE kërkon që çështja Haradinaj të zgjidhet me komunikim mes Kosovës dhe Serbisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    BE kërkon që çështja Haradinaj të zgjidhet me komunikim mes Kosovës dhe Serbisë

    Insajderi
    10 January 2017 - 14:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për arrestimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Francë në bazë të një fletarresti të Serbisë, ka folur mbrëmë edhe Maja Kocijenaçiq, zëdhënësja e shefes për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

    “Përspektiva evropiane për rajonin, sipas nesh, është e vetmja mënyrë për të ecur para. Në këtë kontekst, ne iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që t’i përmbahen një klime që nxit normalizimin e sigurisë”, ka thënë Kocijançiq.

    Ajo më pas ka shtuar se “rritja e bashkëpunimit policor dhe gjyqësor në mes të Serbisë dhe Kosovës tashmë është arritur, dhe në këtë kontekst kjo duhet të vazhdohet tutje.”

    Zëdhënësja e Mogerinit derisa iu ka drejtuar gazetarëve në Bruksel ka thënë se Bashkimi Evropian mirëpret “hapat që janë ndërmarrë në këtë proces nga të dyja palët, Serbia dhe Kosova drejt bashkëpunimit të drejtpërdrejtë, shkëmbimit të informacioneve dhe transferit të proceseve, diçka që do të vazhdohet nga riintegrimi i serbëve të Kosovës që janë personel i drejtësisë në sistemin e drejtësisë së Kosovës përgjatë janarit, ashtu siç janë integruar pjesëtarët serbë të forcave policore”.

    Kocijançiq ka kujtuar se deri më tash ka pasur marrëveshje dhe çështja e ndalimit të ish kryeministrit të Kosovës duhet të zgjidhet mbi këtë kornizë.

    Ramush Haradinaj u ndalua nga autoritetet franceze në aeroportin e Bazelit të mërkurën e kaluar ndërsa një gjykatë në Colmar të Francëz i shqiptuan masën e paraburgimit deri në, siç thuhet, “paraqitjen e kërkesës zyrtare për ekstradim nga autoritetet e Serbisë”. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark