×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kërkush hiç prej gazetarëve nuk u bë deputetë” Bajqinovci ofendon karrierën prej gazetari të Dimal Bashës, nuk e llogarit për ish-gazetar

    Insajderi
    17 September 2024 - 11:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendisje, Mefail Bajqinovci ka ofenduar karrierën e disa kolegëve të tij deputetë të cilët kanë qenë më herët gazetarë.

    Bajqinovci nuk e ka llogaritur për ish-gazetar as bashkëpartiakun e tij, deputetin e VV’së dhe ish gazetarin Dimal Bashën.

    Ai ka deklaruar se është i vetmi gazetar që ka arritur të bëhet deputet.

    Kërkush hiç prej gazetarëve nuk u bë, hiç, kërkush s’ka mujtë, përveç meje”, u shpreh mbrëmë deputeti në një emision dersia po përballej me analistin Halil Matoshi.

    “Unë s’jam hy pahiri në politikë, jo s’është qashtu Halil…Halil, unë jam bë deputet dy herë, ju s’keni mujtë me u bë deputet…Ti ke tentu me plot gazetarë me hy, edhe s’ke mujtë me hy kurrë, kurrë s’ke mujtë me u bo deputet. Kërkush hiç prej gazetarëve nuk u bë, hiç, kërkush s’ka mujtë, përveç meje”, kishte deklaruar Bajqinovci në Politiko.

    I kujtojmë Bajqinovcise se përpos Dimal Bashës, edhe dy deputetët e Vetëvendosjes, Tinka Kurti dhe Hydajet Hyseni kanë qenë gazetarë para se të bëheshin deputetë.

    /Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark