Kerry: ISIS-i ka kryer gjenocid kundër të krishterëve dhe jazidëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kerry: ISIS-i ka kryer gjenocid kundër të krishterëve dhe jazidëve

    Insajderi
    17 March 2016 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka deklaruar se militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë kryer gjenocid kundër të krishterëve, jazidëve dhe grupeve të tjera religjioze dhe etnike, në hapësirat që janë nën kontroll të tyre.

    Deklarata e sotme nuk pritet që të ketë efekt të menjëhershëm praktik për politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër këtij grupi ekstremist, që ka okupuar territore të gjëra në Irak dhe Siri.

    Aktualisht, Shtetet e Bashkuara e udhëheqin një koalicion shumëkombësh, që ndërmerr sulme ajrore kundër caqeve të grupit ekstremist, Shteti Islamik, në Siri dhe Irak.

    Në deklaratën e tij para reporterëve në Uashington, John Kerry theksoi se grupi militant, Shteti Islamik, vetë kishte pranuar se fushata e tij ka për qëllim zhdukjen e tërësishme të grupeve etnike.

    “Qëllimi i paraqitjes sime sot para jush është të shpalli se sipas vlerësimit tim, Daesh është përgjegjës për gjenocid kundër grupeve në hapësirat nën kontrollin e tij, përfshirë jazidët, të krishterët dhe myslimanët shiitë.

    Daesh është gjenocidial me vetëdeklarim, për nga ideologjia dhe aksionet, në atë që thotë, në atë që beson dhe në atë që vepron”, tha John Kerry në Departamentin amerikan të shtetit në Uashignton.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark