Kerry kërkon falje për largimin nga puna të homoseksualëve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kerry kërkon falje për largimin nga puna të homoseksualëve

    Insajderi
    10 January 2017 - 09:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka kërkuar falje për përjashtimin nga puna të qindra punonjësve të Departamentit të Shtetit me dyshimin se janë homoseksualë përgjatë periudhës së pasluftës.

    Në një komunikatë të publikuar më 9 janar, Kerry ka thënë se praktika e përjashtimit nga puna apo detyrimi për të hequr vetë dorë nga vendpunimi për shkak të orientimit seksual, si dhe refuzimi për të marrë në punë për shkak të kësaj, ka qenë praktikë e zakonshme “në vitet e ’40-a, por që ka vazhduar për dekada më pas”.

    “Këto veprime kanë qenë të gabuara atëkohë, njëjtë siç janë të gabuara edhe sot”, ka thënë Kerry.

    Fushata për pastrimin e Departamentit të Shtetit nga homoseksualët ka filluar ditëve të para Luftës së Ftohtë, shkruan rel.

    Kerry gjithashtu e ka riafirmuar politikën aktuale të Departamentit për “diversitet dhe përfshirje të të gjithë punonjësve”.

    Senatori amerikan, Ben Cardin, demokrati më i lartë në Komisionin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, i ka shkruar Kerrit në muajin nëntor duke thënë se ai planifikon që të paraqes legjislacion të ri që e dënon procesin e përjashtimit nga puna të homoseksualëve të cilin Cardin e ka quajtur “njollë e thellë në historinë tonë kombëtare dhe të Departamentit të Shtetit”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark