ekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka kërkuar ndihmë nga ministri i Jashtëm i Rusisë, lidhur me qeverinë e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, për të ndalur shkeljet e armëpushimit atje.
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit tha se Kerry i ka thënë Sergei Lavrovit përmes telefonit se “urgjentisht duhet” kërkuar nga Assadi që t’u bindet rregullave të armëpushimit.
Kirby u ka thënë gazetarëve se veprimet e qeverisë siriane në dhe rreth qytetit të Aleppos po përkrahen nga sulmet ajrore të Rusisë.
Sipas tij, Kerry i ka thënë Lavrovit se ‘Shtetet e Bashkuara presin nga Rusia që të kërkojë nga regjimi që t’u bindet rregullave të armëpushimit dhe se SHBA do të punojë me opozitën, për ta bërë të njejtën gjë.”