
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry tha se ai nuk a marrë asnjë kërkesë zyrtare për të dorëzuar klerikun Turk Fetullah Gulen i cili jeton në Pensilvani të SHBA-ve. Ai u shprehu gatishmërinë e Washingtonit për ta ndihmuar Ankaranë zyrtare në hetimet pas grusht shtetit në Turqi.
Kerry i cili pritet të vizitojë Luksemburgun, shtoi se ai nuk ka marrë kërkesë për dorëzimin e Gulenit mirëpo ajo parashikon se do të ”ngrihen pyetje rreth tij”, prandaj ai i kërkoi qeverisë turke që të paraqesë argumentet në lidhje me implikimin e Gulenit në këto plane subversive.
“Pas kësaj, SHBA-të do t’i marrin këto argumente, do t’i studiojnë dhe do të vendosin atë se çfarë është më adekuate”, tha Kerry, transmeton Insajderi.
Kreu i diplomacisë amerikane tha në një bisedë telefonike me homologun e tij turk se Washingtoni qëndron krah demokracisë duke e mbështetur pa kufi qeverinë civile turke të zgjedhur demokratikisht. /Insajderi.com