Kerry paralajmëron Rusinë: Durimi jonë ka fund - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kerry paralajmëron Rusinë: Durimi jonë ka fund

    Insajderi
    15 June 2016 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i ka bërë thirrje Rusisë dhe regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, të respektojnë armëpushimin e brishtë dhe ka paralajmëruar se durimi i Uashingtonit po merr fund.

    “Rusia duhet të kuptojë se durimi jonë nuk është i pakufishëm”, ka thënë Kerry, pas takimit me ministrin e Jashtëm të Iranit, Mohammad Javad Zarif, në Osllo, shkruan Radio Evropa e Lirë.

    Kerry ka thënë se nuk ka nevojë për “ndërprerje të pastër të luftimeve” në Siri për të lejuar dërgesat e ndihmave humanitare dhe për t’iu hapur rrugën bisedimeve për tranzicion.

    “Besoj se biseda që kam pasur me Zarifin tregon mundësitë se si mund të arrihen këto”, ka thënë Kerry.

    Rusia dhe Irani janë aleatë diplomatikë dhe ushtarakë të Assadit. Armëpushimi në Siri ka hyrë në fuqi në muajin shkurt, por ai është shkelur vazhdimsht si nga forcat qeveritare, ashtu edhe ato rebele.

    Rusia kryen sulme ajrore në Siri, në mbështetje të forcave të Assadit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark