Sekretari i shtetit i SHBA-së, John Kerry, tha se u ka thënë zyrtrëve të Departamentit të Shtetit që të bashëkpunojnë plotësisht me administratën në ardhje të presidentit e zgjedhur.
Pas fitores së Trump, ndaj të favorizuarës Hillary Clinton, Kerry tha se stafi i Departamentit të Shtetit nuk duhet të humbas vizionin për çështjet e rëndësishme me të cilat përballet SHBA-ja gjithandej botës.
“Një nga gjërat e bukura të demokracisë – dhe ne veçanërisht krenohemi për këtë në SHBA – është se e kemi këtë bartje të mahnitshme paqesore të pushtetit”, tha Kerry para gazetarëve në Zelandën e Re.
“Dhe ne do të bëjmë çmos në fuqinë tonë, siç e kam udhëzuar edhe ekipin tonë, që të punojmë me administratën në ardhje plotësisht dhe në mënyrë sa më të hapur, të jemi në ndihmesë sa më shume të jetë e mundur, që bartja e pushtetit të bëhet në mënyrë të qetë”
Kerry ndodhet në Zelandën e Re në një udhëtim për në Antarktikë ku do të vizitojë parkun më të madh detar në Detin Ros, që u krijua me një marrëveshje muajin e kaluar.