Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se do t’i ndërmarrin hapat e duhur për ekstradimin e kreut të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gulen, në qoftë se provat e ofruara përputhen me standardet, raporton Anadolu Agency.
Pas pjesëmarrjes në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të BE-së, Kerry në Bruksel mbajti konferencë të përbashkët për media me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Marrëdhënie të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini.
Diplomati amerikan ndër tjerash u përgjigj në një pyetje të drejtuar në lidhje me ekstradimin e kreut të organizatës FETO nga SHBA-të. /Insajderi.com