Kerry: Rusia dhe Siria duhet të hetohen për krime lufte - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kerry: Rusia dhe Siria duhet të hetohen për krime lufte

    Insajderi
    07 October 2016 - 21:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Rusisë dhe ajo e Sirisë duhet të hetohen për krime lufte, tha Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

    “Rusia dhe regjimi i kanë botës borxh më shumë se një shpjegim se pse bombarojnë spitalet, objektet mjekësore dhe fëmijët”, tha Kerry.

    Sipas tij, këto janë akte që kërkojnë hetime të duhura për krime lufte, shkruan REL.

    Moska ka mohuar vazhdimisht se sulmon civilët dhe ka thënë se shënjestra të saj janë grupet terroriste në Siri.

    Kerry, megjithatë, ka thënë se sulmet e ushtrisë ruse dhe siriane në spitale janë përtej “aksidenteve”, por pjesë e një strategjie të qëllimshme në Siri.

    “Kjo është strategji për të terrorizuar civilët dhe për të vrarë secilin që u del në rrugën e objektivave të tyre ushtarake”, ka thënë Kerry.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark