Kerry do të vizitojë Turqinë pas dështimit të puçit ushtarak - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kerry do të vizitojë Turqinë pas dështimit të puçit ushtarak

    Insajderi
    05 August 2016 - 17:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i Shtetit në SHBA, John Kerry, pritet të arrijë në Turqi në fund të këtij muaji, deklaroi ministri i jashtëm turk, për të diskutuar rreth mundësisë së ektradimit të klerikut mysliman, Fetullah Gulen, i cili akuzohet për tentim të grusht shtetit në korrik.

    Qeveria turke ka shprehur zemërim ndaj aleatëve ndërkombëtarë pas ngjarjes në Turqi, duke insistuar kështu në ekstradimin e klerikut Gulen, me bazë në SHBA.

    Turqia akuzon Gulenin, ish aleat i presidentit turk Erdogan, që jeton ne Pensilvania, për organizim të grusht shtetit në korrik në Turqi. Po ashtu, ai akuzohet edhe për lëvizjen e tij që drejton organizata humanitare, shkolla, biznese në mbarë botën.

    Fetullah Gulen ka kundërshtuar përfshirjen në tentimin për grusht shtet, që i la më shumë se 270 të vrarë.

    Uashingtoni zyrtar ka kërkuar që të dërgohen prova për përfshirjen e Gulenit në organizimin e grusht shtetit, shkruan rel.

    Turqia të enjten ka lëshuar një flet-arrest formal ndaj Gulenit.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark