Një 23 vjeçar nga Indiana është arrestuar për postimin e videove në TikTok duke nxitur dhunë kundër autoriteteve amerikane dhe madje edhe vrasjen e Donald Trump.
I dyshuari i identifikuar si Douglas Thrams i postoi videot midis 20 dhe 22 janarit, sipas një agjenti të FBI.
Në njërën prej tyre ai bën thirrje për “sulme me bomba në të gjitha ndërtesat qeveritare”. Ndërsa duke iu referuar Trump, ai thotë: “Kësaj radhe duhet ta vrasim, mos dështoni”.
Trump ishte objektivi i dy atentateve vitin e kaluar, duke përfshirë një në një tubim në Pensilvani, ku u plagos në vesh./abcnews.al