KESCO del me një njoftim të rëndësishëm për bizneset në tregun e hapur të energjisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KESCO del me një njoftim të rëndësishëm për bizneset në tregun e hapur të energjisë

    Insajderi
    13 August 2025 - 19:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    KESCO njofton se, pas vendimit të Gjykatës Komerciale dhe konfirmimit nga ZRrE, procesi i zgjedhjes së furnizuesit të energjisë vazhdon sipas planit.

    Për të siguruar furnizim të pandërprerë gjatë fundjavës, konsumatorët që nuk kanë nënshkruar ende kontratë mund ta bëjnë këtë deri të premten, më 15 gusht 2025, në orën 12:00.

    Pas kësaj date, procesi vazhdon normalisht. KESCO u bën thirrje qytetarëve të veprojnë pa vonesë.

    Për të garantuar vazhdimësinë e furnizimit me energji elektrike gjatë fundjavës dhe në përputhje me rregullat e tregut, KESCO do të angazhohet me kapacitete të shtuara për pranimin e konsumatorëve që ende nuk kanë nënshkruar kontratë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark