
Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) është dënuar me gjobë prej 25 mijë eurosh nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP).
Lajmin e ka bërë të ditur anëtari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Nol Nushi, ku në vendimin e publikuar thuhet se gjoba erdhi si shkak i ekspozimit të të dhënave personale të konsumatorëve, shkruan Insajderi.
Nushi thotë se u njoftua nga AIP se KESCO u dënua për 25 mijë euro për shkak se sillte faturat pa zarfa.
SHIH EDHE:
“Ditë e mirë me ju tregu qe ankesa jonë ka pasë efekt. Në muaji mars bashkë me shumë nga ju që më keni dërgu fotografi kam bërë ankesë ndaj shkeljes së ligjit nga KESCO qe na sillte faturat pa zarfa.
Ankesa kishin bërë edhe qytetarë të tjerë para nesh. Agjensia për Informim dhe Privatësi më njoftoi që kanë dënuar KESCOn me 25.000€ gjobë.
Kjo është gjoba e dytë dhe konsideroj që është e ulët sepse kane pasur kohe më shumë se 6 muaj të mos e përsërisin shkeljen.
Ta shohim a po e përsërisin”, thuhet në shkrimin e tij. /Insajderi.org/