Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur të heqë vizat për serbët në Kosovë që kanë pasaporta të Serbisë.
Ky vendim është marrë gjatë një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në kuadër të Këshillit të BE’së.
Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, e quajti e fitore të madhe për serbët në Kosovë.
“E mirëpres vendimin e Këshillit të Evropës për heqjen e vizave për serbët në Kosovë”, deklaroi ai.
Zyrtarët kosovarë e kritikuan vendimin, duke e konsideruar njohje të pasaportave të Serbisë që ata i quajnë të paligjshme. /Insajderi.org/