Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet sot për Iranin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet sot për Iranin

    Insajderi
    13 June 2025 - 15:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet më vonë të premten për sulmet e Izraelit ndaj Iranit.

    Kështu kanë thënë diplomatët, me kërkesë të Teheranit, raporton The Guardian.

    Izraeli ka nisur atë që e cilëson si sulm “parandalues” kundër Iranit, ndërsa në vend është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, sipas ministrit izraelit të Mbrojtjes, Israel Katz.

    “Pas sulmit parandalues të Shtetit të Izraelit ndaj Iranit, pritet një sulm me raketa dhe dronë ndaj shtetit të Izraelit dhe popullsisë civile në të ardhmen e afërt,” thuhet në deklaratën e Katz.

    Sipas raportimeve, objektiv i sulmeve janë vendet e programit bërthamor iranian dhe raketat balistike të Iranit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark