Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blersim Isufaj, ka takuar sot shefin e Sektorit për Fuqizim në EULEX, Peter Bach, me të cilin kanë diskutuar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në mes të dy palëve.
“Kryesuesi i KPK-së, Blerim Isufaj duke vlerësuar bashkëpunimin e deri tanishëm të EULEX-it me KPK-në, tha se në të ardhmen do të punohet që ky bashkëpunim të fuqizohet edhe më tepër. Ai tha se përfaqësuesit e EULEX-it kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut të madh në aktivitetet e KPK-së,” thuhet në komunikatën për media të KPK-së.
Në anën tjetër, Peter Bach nga EULEX, është zotuar se përkrahja e misionit të EULEX-it për sistemin prokuroria “do të vazhdojë edhe në të ardhmen.”
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan së qëllimi i bashkëpunimit në mes të KPK-së dhe EULEX-it, është për një sistem prokurorial sa më funksional dhe efikas,” përfundon komunikata./Insajderi.com