![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka reaguar pas largimit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga ENQA, duke thënë se ky është një vendim brengosës por jo befasues.
“Të gjeturat e ENQA-s janë plotësisht korrekte dhe pasqyrojnë ndikimet e jashtme dhe të brendshme me të cilat përballet AKA tash e disa vite. Është brengosëse që AKA-s vazhdimisht është përballur me mungesë të mbështetjes, mungesë të burimeve njerëzore, pavarësi të cunguar, që ka pamundësuar fuqizimin dhe llogaridhënien e AKA-s”, thuhet në reagimin e KSHC-së
Sipas tyre, ky vendim është i drejtë dhe reflekton problemet e AKA-së dhe ndërhyrjet e vazhdueshme politike në punën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
“Vendimi i ENQA-s është brengosës por jo befasues. Ky vendim është i drejtë dhe reflekton problemet strukturore të AKA dhe trashëgiminë e lënë pas ndërhyrjeve të vazhdueshme politike në punën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim. Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) vazhdimisht ka bërë publike shqetësimet rreth politizimit të procesit të akreditimit dhe cilësisë në arsimin e lartë në Republikën e Kosovës. KShC thekson se akreditimi nuk është proces politik por profesional dhe i bazuar në standarde evropiane të cilësisë (ESG), sipas zonës evropiane të arsimit të lartë (EHEA)”, thuhet në reagimin e tyre.