Ragmi Mustafi, këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i është gëzuar lajmit për largimin nga politika të Shqiprim Arifit, pas shkarkimit të tij nga Komuna e Preshevës nga, siç tha ai, pushteti i Vuçiqit.
Mustafi radhiti një listë të punëve që sipas tij nuk i ka kryer Arifi përmes një postimi në ‘Facebook’. Tutje, ai tha se Arifi “i turpëroi shqiptarët”, shkruan Gazeta Insajderi.
“Pas 8 viteve, veq dy të mira bëre: që modeli yt mos të përsëritet kurrë. Dhe që po ikën me bishtin ndër shal e I turpëruar. Turpërove shqiptarët, Turpërove Diasporën e Turpërove Preshevën”, shkroi ndër tjerash Mustafi.
Shqiprim Arifi tha dje se është shkarkuar nga pozita e kryetarit të Preshevës nga “pushteti autoritar i Beogradit”. /Insajderi.org/