Këshilltari i Kurtit pyetet se a e dëgjon kryeministri, kjo është përgjigja e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Kurtit pyetet se a e dëgjon kryeministri, kjo është përgjigja e tij

    Insajderi
    26 June 2023 - 23:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është pyetur në emisionin “Majtas jo Djathtas”, të T7, se a i dëgjon Kurti këshilltarët e tij.

    Zulfaj ka thënë se Kurti është njeri i dijes dhe rrjedhimisht kërkon këshilla të argumentuara.

    ”Kryeministri është njeri i dijes dhe kërkon që këshillat të jenë të argumentueshme. Është një bashkë-bisedim me kryeminsitrin dhe është i angazhim me secilën çështje”, ka thënë ai.

    “Puna është kolektive, por është edhe kënaqësi me qenë pjesë e një ekipi që e shoh që të gjithë janë duke punuar me vullnet dhe pa interesa specifike, pra vetëm me kauzë”, ka deklaruar ai.

    Zulfaj ka treguar se është edhe pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, duke treguar kështu pë rrugën e tij deri te zyra e kryeministrit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark