×
Aktuale

Këshilltari i ministrit Aliu ftohet në qeveri pas përgjimit ku daja i tij kërkonte 30 mijë euro ryshfet nga një biznesmen

Insajderi
02 June 2022 - 15:34
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këshilltari i ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliut, Florent Ramqaj, i përmendur si dosti i ministrit në përgjigjimet e publikuara rreth skandalit të ryshfetit 30 mijë euro nga daja i tij, është parë sot dukë hyrë në objektin e Qeverisë se Kosovës aty ku ndodhet zyra e kryeministrit, shkruan Gazeta Insajderi.

Nuk ka pasur ndonjë takim zyrtar të njoftuar mes Kryeministrit stafit të tij apo dikujt nga qeveria me këshilltarin e ministrit Liburn Aliu Florent Ramqaj. Mirëpo burime të Gazetës Insajderi bëjnë me dije se ai është ftuar në zyren e kryeministrit, lidhur me skandalin e përgjimit.

Ramqaj kishte reaguar përmes një statusi në Facebook pas publikimit të përgjimit por nuk ka mohuar asnjë nga pretendimet se daja i tij, ka kërkuar ryshfet nga kompanitë e kontraktuara për rrugën Dollc-Gjakovë.

Ramqaj ka qenë për kohë të gjatë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë kohës sa kanë qenë në opozitë ai ishte kishte marrë pjesë në shumë protesta e aktivitete të partisë.

Ndërsa ninistri Liburn Aliu ende nuk është deklaruar për rastin ndonëse emri i tij është përmendur në përgjim.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark