
Egzon Azemi, këshilltari i ministrit Arben Vitia, ka postuar një foto propagandë, duke u krenuar me fuqinë ushtarake e tokat e ‘Kosovës. “Çdo pëllëmb e kësaj toke më e zhvilluar e më e sigurtë së kurrë”, shkroi ai me bindje në vargjet që dedikoi.
Por, që Azemi si duket nuk ishte i vetëdijshëm se konstatimi i tij është i rrejshëm, pasi fotoja në fjalë nuk është realizuar në Kosovë.
“Mbi tokat e punuara nga duart e arta të bujqëve të Kosovës, po trajnohen të rinjtë e të rejat ushtarak, që ti dalin zot Republikës. Çdo pëllëmb e kësaj toke më e zhvilluar e më e sigurtë së kurrë! “, ka shkruar Azemi.
Bëhet fjalë për një fotografi e cila është e realizuar në Gjermani në vitin 2020, ku një numër i madh helikopterësh shihen duke fluturuar mbi disa ara të punuara.
Postimi i Azemit në “Facebook” ende nuk është fshirë dhe ka marrë reagime të shumta.
Në një koment Nol Nushi i PSD-së, shkroi me ironi”: HAHAHAH, çfarë hajvana.