Këngëtari, Shpat Kasapi, i cili mban pozitën e këshilltarit të zëvendëskryeminstrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, është kapur me drogë të llojit kokainë.
Mediet maqedonase raportojnë se rasti ka ndodhur para një muaji në lagjen Gjorce Petrov në afërsi të SP PLANET, transmeton Zhurnal.mk.
Bëhet e ditur se ai është arrestuar dhe ndaj të njëjtit është ngritur padi, por që më pas është liruar dhe pritet të gjykohet në liri. /Insajderi.org