Këshilltari i kryeministrit Mustafa thotë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i kryeministrit Mustafa thotë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme

    Insajderi
    11 May 2016 - 20:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ai po ashtu iu kundërpërgjigj deklaratave të zyrtarëve opozitarë të cilët thanë se “Kosova po humb tokë në këmbim të Demarkacionit”. Abdullahu potencoi se Kosova nuk po humbë asgjë me liberalizimin e vizave.

    “Nuk ka indikacione se do të ketë zgjedhje, koalicioni është i qëndrueshëm, pajtimet janë të mëdha dhe kështu do të vazhdohet. Nuk po humb Kosova në këtë raport me demarkacionin, nuk e morëm liberalizmin që të humbim tokë”, tha Abdullahu në emisionin “Info Magazine” të televizionit Klan.

    Këshilltari i Isa Mustafës po ashtu tha se secili ndryshim në format të qeverisë duhet të diskutohet mes partnerëve të koalicionit dhe se nuk mund të jepen afate për këtë gjë,

    “Nuk mund ta them tash çfarë ndryshimesh mund të ketë, do të përcillet performanca dhe puna e tyre. Sa shpejtë është e vështirë të thuhet, duhet të bisedohet përmes partnerëve. Duhet të ketë pajtim absolut në mes partnerëve të koalicionit”, shtoi ai.

    Abdullahu u ngarkua me detyrën e këshilltarit të kryeministrit vetëm një muaj më parë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark