Këshilltari i Kryeministrit përjashton mundësinë e koalicionit me VV-në – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Kryeministrit përjashton mundësinë e koalicionit me VV-në

    Insajderi
    23 April 2017 - 20:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal njëherësh këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, për shkak siç thotë ai, të mjeteve dhe metodave që ata i përdorin.

    Zgjedhjet e parakohshme nëse eventualisht mund të mbahen këtë vit, ekziston mundësia që Lidhja Demokratike e Kosovës të vendosë vija të kuqe me Lëvizjen Vetëvendosje.

    Kështu së paku konsideron Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa.

    “Unë e shoh shumë të vështirë një koalicion me VV-në duke marrë parasysh metodat që i përdorin ata”, tha Gecaj.

    Gecaj gjatë një interviste dhënë për Tribuna Channel, ka thënë se LDK-ja është e përgatitur për zgjedhje madje e ka gati edhe programin politik për zgjedhjet e ardhshme.

    “Lidhja Demokratike është në vazhdimësi e përgatitur për zgjedhje duke përfshi edhe program edhe platformë’, tha Gecaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark