Këshilltari i kryeministrit: Rasti Dehari la në harresë sulmin ndaj Kuvendit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i kryeministrit: Rasti Dehari la në harresë sulmin ndaj Kuvendit

    Insajderi
    30 November 2016 - 14:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Faton Abdullahu, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar mënyrën se si po ‘eklipsohet’ sulmi me armë anti-tank (bazukë) ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

    Ai ka thënë se askush nuk gjeti kohë të protestojë dhe të organizojë peticion kundër këtij sulmi ndaj institucionit më të lartë legjislativ në vend.

    “Nuk ka pasur protesta për ta dënuar sulmin me bazukë kundër institucionit më të lartë shtetëror, nuk ka pas peticion për ta mbajtur një seancë dhe dënuar këtë çmenduri, nuk ka pas kohë dhe rrethanë të përshtatshme, sidomos për disa media, as OJQ, që ta ndëshkojnë këtë qasje në përpjesëtim me rrezikun që ka paraqitur kjo bazukë, e sidomos me mendësinë që e ka drejtuar atë, kundër vendit tonë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në facebook.

    Sipas tij, përveç sulmit, do të duhej të ndëshkohej edhe, siç ka thënë ai, çmenduria anti-institucionale, duke aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje.

    “Humbja tragjike e jetës së Astrit Deharit dhe të gjitha reagimet rreth këtij rasti, kanë bërë që të eklipsohet pothuajse plotësisht ajo që nuk do të duhej të ndodhte, sulmi me bazukë, e pasi ka ndodhur, do të duhej të ndëshkohej në forma të ndryshme dhe të merituara. E një nga ato që do të duhej të ndodhte rreth kësaj çmendurie anti-institucionaliste që justifikohet me të njohurën “kapja e shtetit “ do të duhej të ishte së paku ndëshkimi e më pas edhe vetëdijesimi qytetarë dhe patriotik në mënyra të ndryshme se, përkundër të gjithave, jemi shtet që nuk mund ta kemi komoditetin në asnjë variant, ta gjuajmë atë me bazukë. Krejt këtë sepse mund të ketë ende të ‘dehur” me “ç ‘kapjen e shtetit” të cilët mund të mendojnë se e vetmja mundësi për ç ‘kapje është përdorimi i sërishëm i bazukës”, ka përfunduar postimin e tij në facebook këshilltari i kryeministrit./Insajderi.com.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark