Këshilltari i ministrit serb: Erdogan kishte ambicie ta rivendoste Perandorinë Osmane - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Këshilltari i ministrit serb: Erdogan kishte ambicie ta rivendoste Perandorinë Osmane

    Insajderi
    17 July 2016 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilltari i ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë në Bosnjë, Predrag Çeraniç tha se është më mirë për Serbinë që grusht shteti në Turqi ka dështuar.

    Ceranic vuri në dukje se, në rast se grushti i shtetit nuk do të dështonte, ushtria shumë e fuqishme turke do të hynte në Siri dhe ndoshta do të ndeshej me ushtrinë ruse, e cila do të kishte pasoja katastrofike për rajonin. Kjo pasi sipas Ceraniç, Maqedonia dhe Serbia do të mbusheshin me emigrantë sirianë.

    “Pas grushtit të shtetit të dështuar, politika ekspansioniste e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka përfunduar.“

    “Le të thotë tani ai se Kosova dhe Bosnja janë pjesë e perandorisë osmane.  Puçi tregoi se politika e tij ishte e gabuar, dhe se kishte ambicie për të rivendosur Perandorinë Osmane”, tha Çeraniç portalin serb Poligraf news, transmeton Insajderi.

    Çeraniç vuri në dukje se pas një grushti shteti të dështuar, Turqia është destabilizuar përgjithmonë dhe se aktet terroriste dhe vrasjet do të bëhen të përditshme. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark