Këshilltarja kryesore për komunikim të presidentes Vjosa Osmani, Donjeta Miftari ka reaguar pas zhvillimeve që kanë ndodhur në Kuvendin e Serbisë e ku kreu i shtetit serb, Aleksander Vuçiq akuzonte opozitën serbe se pse i kishin lëshuar shqiptarët e Kosovës nga burgu përfshirë edhe kryeministrin Albin Kurti.
Miftari ka bërë edhe një goditje ndaj komunitetit ndërkombëtar, të cilët po e shohin Vuçiqin si “palë konstruktive” pas zhvillimeve të fundit në kuadër të procesit të dialogut, duke thënë se pavarësisht përpjekjeve për të “lustruar” të kaluarën e Aleksander Vuçiqit dhe për ta paraqitur atë si konstruktiv “ai [Vuçiqi] gjithmonë e zbulon veten e tij të vërtetë”
Ajo ka bashkëngjitur edhe videon kur Vuçiq flet për të burgosurit kosovarë që ishin liruar.
“Këtu ai po vajton parlamentin dhe po ankohet për lirimin e të burgosurve të torturuar kosovarë të luftës, duke përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës”, ka shkruar Miftari.
Në fund ajo e ka quajtur Vuçiqin si një “qenie njerëzore të poshtër”.
No matter how many attempts there are to whitewash Vucic’s past and present him as ‘constructive’, he always reveals his true self.
— Donjeta Miftari (@miftaridonjeta) February 3, 2023
Here he is lamenting parliament & complaining about the release of tortured Kosovar war prisoners, including 🇽🇰’s PM.
A vile human being. pic.twitter.com/PjHIkEYtQU