Kështu do jetë moti sot në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kështu do jetë moti sot në Kosovë

    Insajderi
    13 July 2025 - 08:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Vranësirat do të jenë krejtësisht të pakta dhe lokale pa ndonjë gjasë për reshje atmosferike.

    Temperaturat do të shënojnë rritje si ato minimale po ashtu edhe maksimalet dhe pritet të luhaten nga 14 deri në 34 gradë Celsius.

    Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira krejtësisht të pakta lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje në të gjitha viset.

    Edhe dita e Hënë do të jetë me diell, e nxehtë dhe stabile, ndërsa të martën parashihet depërtim i një fronti të dobët të ftohtë ajror.

    Pas një paraditeje të nxehtë pasdite priten vranësira të cilat do të zhvillohen duke kushtëzuar rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Rrebeshe të izoluara priten në shumë pjesë të Kosovës, pjesë të Shqipërisë kontinentale, pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe veriut të Malit të Zi. Assesi mos prisni reshje shiu në të gjitha viset, por vetëm në hapësira të izoluara gjeografike. Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta kryesisht në zonat ku do të kenë fatin të kenë rrebeshe dhe stuhi të izoluara shiu.

    E Mërkura paksa më e freskët, me diell e vranësira lokale dhe me pak gjasa për ndonjë reshje të pakët lokale./MeteoBallkan/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark