Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se do të ketë rritje për 20 për qind për të gjitha kategoritë pensionale të Kosovës.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka shpërndarë skemën e re pensionale për kategoritë e dala nga lufta, e cila do të rritet për 20 për qind nga janari i vitit të ardhshëm, shkruan Insajderi.
“Përveç rritjes së pensioneve prej 20%, për familjet e dëshmorëve dhe familjet e të zhdukurve të UÇK-së që kanë më shumë se një familjar dëshmor apo të zhdukur, do të ndryshojë edhe formula e llogaritjes për anëtarët tjerë”, sqaron Rrustemi.
Ai bën të dtiur se nga sa është 20 për qind e bazës për anëtarin e dytë dhe 10 për qind për të tjerët, shtesa do të llogaritet si 50 për qid e bazës për çdo anëtar tjetër dëshmor apo të zhdukur.
“Nga sa është tash 20% e bazës për anëtarin e dytë, e nga 10% për të tjerët, shtesa do të llogaritet si 50% e bazës për secilin anëtar tjetër dëshmor apo të zhdukur, deri në nivelin e familjes me më shumë se 4 dëshmorë apo të zhdukur të UÇK-së”. /Insajderi.org/