×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Kështu duket Samsung Galaxy S10 dhe S10E

    Insajderi
    10 February 2019 - 23:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deri tani janë publikuar shumë fotografi përmes të cilave është treguar se si do të duken modelet nga seria e re Galaxy S10 e Samsungut.

    Por, sot janë publikuar dy fotografitë e reja të cilat shfaqin dy modelet e para nga kjo seri – Galaxy S10 dhe Galaxy S10E.

    Këto fotografi i ka publikuar i famshmi Evan Blass në profilin e tij në Twitter, ku përmes tyre ai ka zbuluar se si duken dy modelet e para të serisë Galaxy S10.

    Image
    Samsung Galaxy S10E

    Përsëri, fotografitë zbulojnë se modeli “më i përballueshëm” Galaxy S10E do të vijë me kamerë kryesore të dyfishtë dhe me skaner për gishta të vendosur anash smartfonit. Ky telefon, po ashtu, do të ketë ekran të sheshtë me skajet e lakuara, siç e kanë edhe dy modelet tjera të serisë. Në SHBA, procesori Snapdragon 855 Mobile Platform duhet të jetë nën kornizën e këtij smartfoni dhe pritet që të ketë baterinë me kapacitet prej 3.100 mAh, transmeton Koha.net. Sa i përket ekranit, ai pritet të vijë me ekran 5.8-inç Super AMOLED, si dhe me 6 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme, ndërsa sa i përket ngjyrave, Galaxy S10E pritet të jetë në dispozicion me ngjyrë të zezë, të gjelbër dhe të bardhë-kaltër.

    Image
    Samsung Galaxy S10

    Ndërsa Samsung Galaxy S10 do të vijë me ekran 6.1-inç të lakuar Super AMOLED, skaner për gishta të vendosur nën-ekran dhe tre kamera në pjesën e pasme, shkruan phonearena. Modeli për SHBA do të pajiset me procesor Snapdragon 855, 6 ose 8 GB RAM memorie dhe 128 ose 510 GB memorie të brendshme, si dhe me baterinë prej 3.400 mAh. Po ashtu, do të jetë në dispozicion me ngjyra të njëjta sikurse Galaxy S10E.

    Edhe pse nuk është parë në fotografitë e publikuara së fundmi, Samsung Galaxy S10+ po ashtu ka ekran Super AMOELD prej 6.4-inç, skaner për gishta nën-ekran dhe tre kamera në pjesën e pasme dhe dy kamera në pjesën e përparme, përcjell Koha.net. Galaxy S10+ për SHBA do të jetë në dispozicion me procesor Snapdragon 855 dhe, përveç memoriet te dy modelet paraprake, ky smartfon do të vijë edhe me 12 GB RAM memorie dhe 1 TB memorie të brendshme.

    Gjithashtu, sa i përket çmimit, në SHBA, Galaxy S10E pritet të kushtojë rreth 750 dollarë, ndërsa Galaxy S10 mund të kushtojë 900 dollarë dhe më shumë. Galaxy S10+ mund të fillojë me çmim prej 1.000 dollarë e deri në 1.500 dollarë për top modelin (atë me 12GB/1TB memorie).

    Të tri smartfonët e rinj pritet të zbulohen gjatë ngjarjes “Unpacked 2019” të Samsungut, e cila do të mbahet më 20 shkurt. Para-porositë pritet të fillojnë menjëherë pas prezantimit, ndërsa dërgesat e para pritet të fillojnë nga 8 marsi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark