Kështu e planifikoi adoleshenti iranian sulmin në Munich - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kështu e planifikoi adoleshenti iranian sulmin në Munich

    Insajderi
    23 July 2016 - 13:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Megjithatë, duket se sulmi i armatosur në Munich, edhe pse jo sulm terrorist, ishte mjaft mirë i armatosur.

    Sipas Bild, 18 vjeçari gjerman me origjinë nga Irani, e ka planifikuar mirë këtë sulm.

    Ai ka përdorur një profil të rrejshëm në rrjetin social Facebook që të tërheqë sa më shumë njerëz te McDonalds, ku njoftoi se ka zbritje.

    Të njëjtën gjë ai e bëri edhe për qendrën tregtare Olympia, fare pranë McDonaldsit, një prej lagjeve më të frekuentuara në Munich.

    Ai me vete kishte një revole të kalibrit TT – 9 milimetra me 300 plumba me të cilën kreu aktin barbar. Nga nënë persona që ai vrau, tri janë shqiptarë nga Kosova.

    27 të tjerë ka konfirmuar policia gjermane se janë të lënduar, tri prej të cilëve në gjendje të rëndë. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark