Kështu e trajtoi mbrëmë Big Brother Albania Jozefin Markun - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Kështu e trajtoi mbrëmë Big Brother Albania Jozefin Markun

    Insajderi
    20 April 2025 - 13:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë është mbajtur finalja e Big Brother Vip Albania 4. Prezent ishin ish-banorët e këtij edicioni që në numër ishin 38 gjithsej. Por një mungonte. Big Brother nuk e ka mirëpritur Jozefin Markun pas skandalit që bëri duke i rënë shuplakë në fytyrë gjestit në gjysmë finale pasi u eliminua, shkruan Gazeta Insajderi.

    Organizatorët e spektaklit më të madh në Shqiptari, u treguan të kujdesshëm që figura e Jozit të mos shfaqen në asnjë nga klipet që u prezantuan në natën finale. Zero hapësire ndaj tij. Ndaj një dhunuesi.

    Prezent ishte ish e dashura e tij Loredana e cila në një moment u pyet nga prezantuesi, Ledioni se çfarë do të kujtonte nga ky Big Brother. Por, ajo pak e shtangur iu shmang përgjigjes.

    Kujtojmë se fitues i këtij edicioni u shpall, Besart Kelmendi i njohur me nofkën Gjesti./Gazeta Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark