
Sherif Sinani, punonjësi i cili është larguar nga ndërmarrja publike “Trepça” ka bërë një reagim ku I ka quajtur pretendime të rrejshme arsyetimet e komisionit disiplinor, në të cilën pretendohet se i ka shkaktuar dëme ndërmarrjes në vlerë prej 27,4 mijë eurosh.
Sinani në një reagim në postimin ku Trepça njofton për largimin e tij, kurse ka akuzuar menaxhmentin aktual se po mvishen kinse janë me partinë në pushtet.
“Shkruni sa te doni. Aty mundeni me shkru shifra sa te doni. Keto jane pretendine te rrejshme, nese keni fakte atehere publikoni pasqyren financiar te Trepca sha. Ta shohim kur ku nga kush dhe kujt ju kan pagu. Vertetone nga expert e jo nga komisionet e juaja te formuar me anetar labil dhe amater , thjesht sahanlpirsa”, ka deklaruar ndër të tjera ai.
“Edhe nje po jau them. Te gjith ju qe keni qene bashkepjesemarres duke fillu prej shyq jugosllavit e deri te sahanlpirsi ma i vogel. Qe po mi leni femijet pa buke. Nuk ka me jau fal kurrrr”, ka thënë tutje Sinani.
“Me datën 24.02.2025 Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e z.Sh.S. Pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rendë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.5, 1.13 dhe 1.52 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.07.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se i njëjti i ka shkaktuar dëm financiar Ndërmarrjes Trepça Sh.A., mbi 27,472.00 euro, dhe i njëjti ka qenë recidivist i shkeljeve të rënda të detyrave të punës dhe në disa raste të tjera e gjithë kjo e bazuar në raportin 983 nga komisionet përkatëse”, thuhet në njoftimin e “Trepçës”. /Insajderi.org/