×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Kështu më leqitën për së gjalli”

    Insajderi
    25 September 2016 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I bindur se nuk ka nevojë të bëhet ndonjë prezentim i posaçëm, ngase mendoj se Muharrem Qenën, e njohin Iexuesit tanë, po edhe nëse ndodh që ndonjëri prej tyre mos të njohë Muharremin si aktor dhe regjisor të shumë pjesëve të Iuajtura në Mitrovicë, Prishtinë, Gjakovë, Prizren e gjetiu, edhe nëse nuk e njohin si autor të dramës “Bashkëshortët”, na e merr mendja se e kanë dëgjuar bile si këngëtar, duke kënduar këngën shumë të njohur ndër ne, “KaçurrjeIja”, ose ndonjë tjetër.

    Çka do të thotë kjo heshtje: një njeri që shumë vjet ishte aktor, regjisor i dalluar, këngëtar dhe autor i një drame, kohët e fundit emri i tij figuron vetëm si redaktor i emisioneve humoristike në TVP. Edhe kjo nuk është punë e vogël, por a mos do të thotë kjo se “heroji është i lodhur” ?

    Si ta marrësh: sa për fillim po them se njeriu si unë nuk mund “të heshtë” edhe pse po hasi në shumë pengesa, nuk mundem pa “çourdhitur”. Unë, sa për informim, para disa ditësh u ktheva nga xhirimi i filmit “Lepuri me pesë këmbë”, ku e luaj rolin e Dervishit. Pra nuk është heshtje totale. Nuk janë të pakët ata që pritojnë të punojnë me mua, sidomos shokët e TPK, sepse unë nuk i zvarris punët. Mua më lodh vetëm papunësia, sidomos kur duhet të punojë diçka që nuk ka të bëjë me krijimtari. Unë dhe zyrja — diçka apsurde! Po — kjo bënë të thuash “heroi është i lodhur”.

    Po mirë, pse të mos i përmendim këto pengesa: cilat janë dhe kush i vë në rrugë?

    Në rend të parë disa nga TPK, të cilët jo vetëm i harruan të vdekurit, ata që kanë merita për këtë teatër, por edhe të gjallët, si, bie fjala, Shaban Domin, i cili si pionier i këtij Teatri kontribuojë shumë, sa diti dhe sa mundi, në afirmimin e kësaj shtëpie, mandej disa shokë të Dramës serbe, e cila tash, mjerisht, është nën nivelin e lejueshëm për një Teatër profesionist, kur dihet se dikur ishte ndër dramat më të njohura në Serbi, siç janë Millutin Jasniqi. D. Radepkoviqi, D. Todiqi e të tjerë, të cilët ishin pedagogë dhe mësues tanë, regjisorët e parë që punuan me ne. Ndër të harruarit, pra, më shpallën edhe mua, dhe kështu më leqitën për së gjalli.

    Teatri për mua ishte dhe mbeti dashuria ime e madhe. Punën në teatër e fillova në moshën kur njeriu ka shumë ëndrra, shumë dëshira dhe punën e merr me shpirt e pahile. Të gjitha planet e mia i lidha me Teatrin Krahinor, ku gati si fëmijë, më sollën si talent të dalluar, si njeri të nevojshëm, duke ma ndërprerë kështu shkollimin e filluar në Beograd. Pra edhe unë jam ndër lë parët që ia filluam punës në Teatrin Krahinor në Prishtinë. Po theksoj — në Prishtinë, ngase shpesh harrohet se ky Teatër ka punuar edhe në Prizren. Sot, kur e kujtoj atë rrugë jetësore, takimin me Teatrin, me çfarë dashurie e entuziazmi punonim unë dhe shokët e mi, bëj krahasime dhe ndjej dhembje kur shof se ka shumë aktorë të rinj që bjerrin kohën kot dhe kënaqen vetëm me faktin se gjenden në TPK, pa marrë parasysh se ka aktorë që nuk kanë luajtur asnjë rol pesë gjashtë sezona.

    Një detaj nga puna e atëhershme?

    Pas premierës “Zjarri dhe hiri” të M. Pucit, në regjinë e A. Shalës, pra, ishte sezoni 1950/51, unë dola prapa skenës dhe fillova të qaja. Erdhi dhe më gjeti drejtori atëhershëm, M. Jasniqi, dhe u habit për këtë mbasi unë kisha luajtur një rol të mirë. I përlotur e shikova dhe i thashë: deri kur do të luajmë para kaq pak vetësh, sepse i pata numëruar shikuesit në sallë ishin vetëm 52 vetë. Ai nuk u habit për gjestin tim por ma ktheu: “Do të vijë dita Muharrem kur edhe anëtarët e Dramës shqipe të kenë sallën plot e përplot. Asokohe Drama serbe kishte sallën plotë kurse ne vetëm 50-60 vetë, bile ,edhe shumë prej tyre nuk e dinin gjuhën por vinin lë shihnin si Iuajmë.

    Fotografi nga revista Fjala, 1 janar 1982, Intervistë me Muharrem Qenën.
    Fotografi nga revista Fjala, 1 janar 1982, Intervistë me Muharrem Qenën.

    E, ku e ka zanafillën kjo mosmarrëveshja me Teatrin Krahinor. Pse qe disa vjet nuk jeni i pranishëm aty?

    Është thënë: i patalentuari është i talentuar për të penguar të talentuarin. Edhe unë hasa shumë pengesa gjatë punës në Teatër dhe, mjerisht, pengesa këto të kurdisura nga kolegët, nga shokët me të cilët jam përpjekur të ndajë të mirën dhe të keqën. Banale janë disa arsyetime: “Muharremi është i talentuar por pi” flitej e kur e lash alkoholin: “Muharremi nuk po pi dhe nuk mund të krijojë” —flitej. Thuase duhet të pish për lë krijuar. Paradoks apo jo! Njëherë më patën larguar nga Teatri laramanët, ata që i pengoja. ngase nuk di dhe nuk mund të pajtohem me padrejtësitë dhe dallaveret që bëhen. Këtë kohë unë shkova në Mitrovicë herën e dytë, po të njëjtit ma prunë punën aq ngushtë, sa u detyrova ta lëshoja këtë teatër të shkoja në Prizren, ku, dihet, u nisa me shumë plane dhe dëshira. Mjerisht, në Prizren nuk më doli puna ashtu si shpresoja dhe si më premtuan kështu që edhe një komunë me madhe siç është Prizreni nuk pat mundësi ta mbante një teatër të vogël. U detyrova të kthehesha në Prishtinë dhe të përpiqesha disi të gjendesha. Asokohe kisha oferta të shkoja në punë në disa Teatro në Jugosllavi, e bile edhe në Kajro. Unë, dihet, mbeta në Prishtinë.

     Po, mirë, ndodhi çka ndodhi, veç pas kthimit nga Prizreni është dashur të trokisësh në dyer e Teatrit?

    Diçka e pamirë ngjau me Qenajt: E vetmja aktore që ka kryer akademinë është motra ime, M. Qena e për të, në atë kohë, për shkakun tim, nuk u gjet vend në Teatër, ndërsa pranoheshin fillestaret. Kështu ndodhi edhe me gruan time: ajo pas kryerjes së shkollës për aktore u bë anëtare e këtij kolektivi e pastaj ia mbyllën derën edhe asaj dhe nja 4-5 vjet mbet jashtë teatri. Tash punon aty, por, mjerisht, si shumë aktorë të tjerë, nuk angazhohet sa duhet. Unë, ç’është e vërteta, edhe sot e kësaj dite nuk shof këtu atmosferë pune krijuese. Punët kryhen vetëm sa për të thënë se janë kryer. Bëhen improvizime vetëm sot për nesër.

    Ndoshta do të duhej që deklaratat e herëpashershme të faktorëve të Teatrit se Muharremi do të kthehet në Teatër të mirren edhe si mirënjohje për punën që ke bërë aty. Po përmendim vetëm faktin se ti je i vetmi fitues i Shpërblimit në Sterje, ku përkundër shumë përpjekjeve – as nuk mundën të marrin pjesë pastaj “Erveheja” e të tjera. Këto duhet të jenë cytje për bashkëpunim ?

    Më duhet të them se është bërë fjalë për bashkëpunim por kanë mbetur velëm fjalët. Njëri nga drejtorët e Teatrit njëherë pat shprehur dëshirën që unë të punoja diçka në TPK. Asokohe isha në Prizren dhe pa përtesë me shumë dashuri e dëshirë u gjenda në Prishtinë. Shokun drejtor e prita tetë orë në vendin e caktuar e ai shëtiste me një shok tjetër atypari dhe gjoja nuk gjente kohë për lë biseduar me mua, për atë për të cilën duhej të ishim të interesuar të dytë. Merrnie me mend këtë situatë! Edhe të tjerët kanë deklaruar se duan lë bashkëpunojnë me mua e unë mendoj se këtë e kanë bërë për hir të disa aktorëve që përherë janë të gatshëm të luajnë në pjesët që i përgatisë unë.

    Më vjen keq për këto që kanë ndodhur, po tash kisha dashur ta lëmë pak anash qëndrimin e disave të TPK ti flasim përgjithësisht për, situatën në dy teatrot tona, pasi dihet se Teatri i Gjakovës edhe ka startuar me ty?

    Përgjithësisht mendoj se mungon puna permanente. Disi frikësohen se mos ndonjë aktor me një rol do të bëhet yll i Teatrit. E dihet, se aktori gjatë një sezoni duhet të luajë katër pesë role. Edhe sa i përket publikut – nuk është shtuar numri i spektatorëve, bashkë me shtimin e numrit të intelektualëve.

    Pse është kështu?

    Mendoj se kjo është pasojë e faktit se teatri ka caktuar një rrugë të veten, e cila nuk është edhe rrugë e publikut, e mjedisit në të cilin punon ky teatër. Në teatër nuk duhet të përgatitej një pjesë vetëm për shkak se një aktor dëshiron la luajë rolin kryesor në të. Gjatë caktimit të repertorit shpesh shprehen edhe disa “apetite” të mëdha. Gjithkush don që në skenë të vërë një vepër të ndonjë shkrimtari të njohur, ndërsa nuk mendon se a ka “kaçik” ta luajë atë, se a ka publik që do ta pranonte dhe kuptonte atë eksperimentim, i cili për mua nuk është gjë tjetër pos – ikje nga kualiteti. nga puna serioze. Është edhe një e vërtetë tjetër që është lënë aq herë, sa sot na duket banale: mungesa e teksteve origjinale. Një mijë herë është thënë dhe është vërtetuar se – një teatër nuk mund të afirmohet, nuk mund ta ketë publikun e vet pa i siguruar edhe tekstet origjinale. Unë, si regjisor jam përpjekur të bëj diçka në këtë drejtim dhe kështu i vura në skenë pjesët “Sikur t’isha djalë”, “Besa”, “Nuk martohem me para”, “Erveheja”, e të tjera. Mund të them se publiku i ka pritur shumë mirë këto tekste, por unë mendoj se nuk janë shfrytëzuar mirë as ato që i kemi. Nuk i kemi stimuluar shkrimtarët të shkruajnë, nuk i kemi afruar ata që ta njohin më mirë teatrin. Prapë po them se Teatri Krahinor duhet ta ketë një “Hotel Kashta”, një “Kryet e hudhrës”, por nuk duhet të mbesë në nivel të tyre.

    Mirëpo, flitet edhe për krizën e teatrit. Thonë se filmi, e sidomos televizioni, ia mbylli derën teatrit?

    Për krizën e teatrit është folur dhe para paraqitjes së filmit dhe televizionit. Është temë e vjetër kjo. Mendoj se teatri e ka vendin e vet edhe pas zhvillimit të këtyre mediumeve, ngase është i vetmi art që sublimon, që sintetizon të gjitha artet e tjera dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë komunikon me publikun, pra bën ndikim te shikuesit si asnjë tjetër.

    Njëherë, jo fort moti, kemi pasë biseduar lidhur me teatrin për fëmijë. Pate thënë se ky është borxhi ynë i madh ndaj fëmijëve në Prishtinë?

    Ashtu them edhe sot dhe e përsëris një gjë që më habit shumë: e kishim teatrin e fëmijëve në atë kohë kur ishim shumë më të varfër me mjete dhe kur për kulturën tonë ndanin shumë pak mjete. Pse nuk e kemi sot? Pa teatër për fëmijë nuk mund të kemi as teatër, si duhet, për të rritur. Ai edukon brezin e ri për ta dashur dhe çmuar artin e skenës. Dhe, çka është më e çuditshme të gjithë e njohim këtë nevojë e askush nuk thotë se koha është ta formojmë këtë teatër! Forca ka por lipset organizim, në mënyrë që në të, në teatrin e fëmijëve, të gjejnë punë ata që e duan punën e jo vetëm udhëheqjen.

    Folëm për tekstet origjinale të teatrit. Këto ditë del nga shtypi drama jote, dikur e shpërblyer në konkursin anonim të revistës “Jeta e re” – “Bashkëshortët”. Pse nuk e vazhdove këtë rrugë?

    Më vjen mirë që po botohet kjo dramë, por do të më vinte shumë më mirë sikur të kisha botuar-ndonjë tekst të ri, Sa për “Bashkëshortët” – që janë luajtur në Mitrovicë, Prishtinë, Shkup, Ferizaj e në qytete të tjera, sot me siguri do të ndryshoja shumë gjëra sikur unë ta vënia në skenë. Por, nejse. Pse nuk vazhdova: po filluan të shkruajnë shumica e njerëzve që i dinë 36 gërma… Po mahitem pak…Vërtet. pata filluar të shkruaja por që në fillim hasa në disa pengesa e tash, sa më i pjekur që jam, aq me autokritik jam dhe disi më mungon guximi ti publikojë ato tekste që i kam, siç është një dramë e titulluar “Hoxha me tri fletë” e të tjera. Ka kohë që më mundon një temë që si ta them, e përjetova unë vetë: alkoholizmi. Kush e di çka do të bëhet prej saj.

    Biseduam për teatrin dhe për shumë gjëra të tjera rreth tij. Mendoj se është mirë la përmendim edhe — muzikën. Ti edhe në këtë lëmë ia pate filIuar punës?

    E desha dhe e dua — kitaren. U mësova të luaja në të, ashtu si pahiri, dhe duke u bazuar në melosin e popullit i komponova disa këngë. Edhe ato pa i ditur notat. Ato edhe i këndova. si zakonisht, në shoqëri, kafene, ndenja e edhe në radio. I dua ato këngë dhe i këndoj me kënaqësi të posaçme. Më vjen keq që nuk janë inçizuar si disqe. U kanë pëlqyer edhe njerëzve dhe më ka ndodhur shpesh ti dëgjoja ata duke i kënduar apo – fishkëlluar. Le të fishkëllojnë…

    Në fund, duke të falënderuar për bisedë, më intereson ta di mos ke ndonjë dëshirë, kërkesë?

    Shpresoj se nga gjithë kjo bisedë e gjatë do të herren disa gjëra për – gazetë. Shumë gjëra folëm, shumë dukuri i përmendëm dhe e keqja është që shumë probleme që i përmendëm sot i kemi përmendur edhe më parë, dhe jo vetëm ne, por të gjithë të tjerët. Megjithatë mendoj se bëmë mirë që folëm për to pasi duhet të shpresojmë se do të bëhen ndërrime që do të shpiejnë një hap përpara kulturën tonë, e posaçërisht jetën tonë teatrore./sbunker.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark