Gjatë ligjëratës, që presidentit Hashim Thaçi ka mbajtur para studentëve të një universiteti privat, lidhur me iniciativën për formimin e ushtrisë, një studente e kishte pyetur atë “A je president i klanit pronto?”.
Një nga organizatorët e kësaj ligjërate i është afruar më pas, ku i ka kërkuar që të dalë nga salla, njofton Klan Kosova.
Në videon e më poshtme mund të shihni se si u nxor jashtë studentja, e cila duke dalë më pas iu drejtua Thaçit edhe një herë “Ti nuk je president, ti je hajn”.