×
  • Lajme
  • Lajme

    Kështu u përgjigj Kurti kur u pyet për rastin e Faton Hajrizit

    Insajderi
    23 July 2024 - 12:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është pyetur për rastin e Faton Hajrizit, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ai ka thënë se këtë rast janë duke e trajtuar dy dikastere qeveritare, ato të Punëve të Brendshme, përkatësisht të Drejtësisë.

    Kësisoj, ai ka thënë se nuk mund të merret me secilën punë kur është pyetur nëse autoritetet kosovare e kanë konfirmuar vrasjen e Faton Hajrizit në Serbi.

    “Dy ministri tona, të Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë e trajtojnë këtë rast. Nuk kam nevojë ta bëjë edhe punën e ministrit, besoni kam shumë punë si kryeministër”, ka thënë Kurti gjatë një paraqitje para mediave në Qendrën Klinike Universitare (QKUK).

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha të hënën se Serbia ka dërguar shenjat e gishtërinjve të personit të vrarë më Serbi, si i dyshuar për vrasjen e policit në kufi.

    Sipas njoftimit të MPJD-së, ato shenja “janë krahasuar me shenjat e gishtërinjve të Faton Hajrizit dhe të njëjtat janë përputhur”.

    Faton Hajrizi u arratis nga burgu i Smrekonicës në Kosovë më 6 korrik të këtij viti dhe rreth dy javë më vonë, të enjten e 18 korrikut, ai dyshohet se e vrau një oficer policor të Serbisë dhe e plagosi një tjetër në Lloznicë. Një ditë më vonë, ai u vra në afërsi të Lloznicës nga Policia serbe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark