Kësi mashtrimi nuk keni parë, ja çfarë i bënë të moshuarës, dy vajza që iu paraqitën si të bijat e saj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Kësi mashtrimi nuk keni parë, ja çfarë i bënë të moshuarës, dy vajza që iu paraqitën si të bijat e saj

    Insajderi
    22 March 2025 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Fier!

    Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetaset Sh. T., 36 vjeçe dhe Xh. T., 32 vjeçe, banuese në Vlorë, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

    Procedimi penal nisi pas kallëzimit të shtetases F. Gj., 55 vjeçe, banuese në Fier, e cila pretendon se këto shtetase e kanë mashtruar nëpërmjet telefonit duke u prezantuar si vajzat e saj dhe i kanë marrë një shumë prej rreth 1 000 000 lekësh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark