Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag refuzoi ta fajësonte mbrojtësin e krahut të djajve të kuq, Diogo Dalot, për lëshimin që e bëri kundër West Ham United pas humbjes prej 2-1.
Kur u pyet për atë moment kur Diogo Dalot, Ten Hag e arsyetoi portugezin duke thënë se para portës ia huqën edhe lojtarë të tjerë.
“Mund të them gjithashtu edhe Alejandro Garnacho, dy herë Rasmus Hojlund një herë, (Marcus) Rashford, Bruno me kokë, kështu që nuk është e drejtë të zgjedhësh një nga lojtarët që humbi një shans”.
“Jo, ka pasur shumë që humbën raste. Nuk mendoj se bëhet fjalë për korrigjim, është për t’u dhënë atyre besimin. Dhe unë besoj te lojtarët e mi, se ata janë të aftë ta bëjnë këtë”.
Man United humbi një sërë rastesh të mëdha shënimi në pjesën e parë, të cilat në fund u kthyen për t’i ndjekur pasi pësuan dy herë në pjesën e dytë.
I keep telling you, Diogo Dalot is the biggest idiot to ever play for this football club. https://t.co/MjyshnDDkK
— Martien 🇳🇱 (@MartienBall) October 27, 2024