
Eugen Cakolli ka treguar se cilët janë 10 hapat deri në konstituimin e Kuvendit.
Seanca e konstituimit të kuvendit u caktua më 15 prill nga presidentja, Vjosa Osmani, shkruan Insajderi.
Sipas Cakollit kjo seancë nuk ka as fjalime e as debat, derisa pesë ditë përpara Konjufca duhet të thërrasë takim me krerët e partive për të diskutuar rendin e ditës dhe ndarjen e vendeve në sallë.
Seanca duhet të drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë dhe ai më i riu.
Pastaj çdo parti cakton një anëtar në Komisionin e Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve.
Ky komision kontrollon nëse në sallë ka kuorum dhe nëse të gjithë deputetët kanë mandate të vlefshme. Komisioni do të udhëhiqet nga një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.
Pas votimit të raportit të komisionit, vazhdohet me betimin.
“Më pas votohet Kryetari i ri i Kuvendit, që duhet propozohet nga partia më e madhe parlamentare. Zgjedhja bëhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve. Nëse zgjidhet, ai menjëherë merr drejtimin e seancës.”
Më pas bëhet zgjedhja e pesë nënkryetarëve: tre propozohen nga tri partitë më të mëdha (LVV, PDK dhe LDK), një nga deputetët e komunitetit serb, dhe një tjetër nga deputetët e komuniteteve të tjera jo-shumicë. Kandidati i subjektit më të madh duhet të jetë i gjinisë tjetër nga Kryetari.
Cakolli thotë se seanca konsiderohet e përmbyllur – e rrjedhimisht Kuvendi i konstituar – vetëm pasi zgjidhen Kryetari dhe të gjithë nënkryetarët.
“E megjithatë, nuk ka asnjë afat të përcaktuar kohor për zgjedhjen e tyre, duke lënë hapësirë për zvarritje të procesit.”
Ai ka shtuar se nëse seanca ndërpritet për çfarëdo arsyeje, pauza nuk mund të zgjasë më shumë se 48 orë.
Hapat sipas Cakollit: