
Në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), të martën, pas përfundimit të procesit të rekrutimit të 20-të pozitave për gjyqtarë të rinj në gjykatat themelore të Kosovës, të njëjtit u propozuan për dekretim te presidentja e shtetit, Vjosa Osmani.
Më poshtë e gjeni listën e gjyqtarëve të rinj dhe gjykatat në të cilat janë caktuar për të shërbyer:
Elena Sejdiu-Kamberi- Gjykata Themelore Prishtinë- dega Fushë Kosovë;
Arlinda Rexhaj- Gjykata Themelore Prishtinë- dega Fushë Kosovë;
Arlind Sadiku- Gjykata Themelore Mitrovicë;
Behar Haliti- Gjykata Themelore Mitrovicë- dega Skenderaj;
Albana Oruqi- Gjykata Themelore Pejë- dega Klinë;
Arbresha Qenaj- Reçica- Gjykata Themelore Prishtinë- dega Drenas;
Hana Berlajolli- Gjykata Themelore Pejë;
Egzon Rifati- Gjykata Themelore Gjilan;
Albana Curri- Gjykata Themelore Gjakovë;
Ardit Ramadani-Gjyjata Themelore Pejë- dega Klinë;
Gresa Xhaqka- Gjykata Themelore Gjilan- dega Kamenicë;
Edona Bajrami- Gjykata Themelore Prishtinë- dega Drenas;
Genc Jahaj- Gjykata Themelore Pejë;
Laurant Avdyli- Gykata Themelore Pejë;
Blerand Sopi- Gjykata Themelore Gjilan- dega Viti;
Bajram Rexhahmetaj- Gjykata Themelore Pejë- dega Deçan;
Kadire Rexha- Gjykata Themelore Pizren;
Albrim Kastrati- Gjykata Themelore Pejë- dega Istog;
Nehat Peci- Gjykata Themelore Mitrovicë- dega Skenderaj, dhe
Shpend Makasqi- Gjykata Themelore Gjakovë.
Në këtë takim, KGJK-ja miratoi dorëheqjen e gjyqtares porote në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
Gjithashtu, Këshilli transeferoi në Gjykatën Komerciale, gjykatësit Lirona Maliqi, Durim Osmani dhe Qendresa Beqiri.