Deputeti i Partisë Demokratike në Shqipëri, Halit Valteri, po thotë se Shqipëria është kapur nga pesë oligarkë. Sipas tij, këta pesë persona janë Samir Mane, Shefqet Kastrati, Vilma Nushi, Nue Kola dhe Gaz Demi, ky i fundit sipas tij ortak i vëllait të Edi Ramës.
Valteri tutje shton se vetëm Shefqet Kastratit shteti shqiptar i ka dhënë tenderë në vlerë prej 500 milionë eurosh dhe projektet tepër të rëndësishme.
“Shqipëria është e kapur nga 5 oligarkë, Samir Mane, Shefqet Kastrati, Vilma Nushi, Nue Kola, edhe ky shoku kryeministër që ka vëllanë me Gaz Demin ortak aty. Shqiptarët nuk po durojnë më, të dashur kolegë, kështu që ju lutem kini kujdes në ligjet që votoni dhe njerëzitqë çoni anëtarë në Kushtetuese se janë njerëzit që paguhen nga oligarkët e Shqipërisë”, ka thënë deputeti i PD’së.