Tre persona u plagosën mbrëmë në qendër të Pejës, pas një mosmarrëveshje.
Ende nuk dihen motivet e qarta që cuan deri në këtë rast të rëndë.
Të plagosurit janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës – dy nga të cilët janë operuar.
Të plagosurit janë Jeton Berisha dhe dy djemtë e tij, Jetnisi dhe Jetarti.
Deri më tani është arrestuar një person, por ende nuk është arritur të kapet i dyshuari kryesor.
I dyshuri kryesor është 21 vjecari, Agron Gashi – për kapjen e të cilit Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, përmendet rasti duke u cilësuar si vrasje në tentativë.
“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË/ Pejë 22.05.2024, 21:25. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe tre viktimave të tjerë meshkuj kosovarë dhe kishte ikur në drejtim të panjohur. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre viktima dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.
/Insajderi.org/