Këta janë çifti që u arrestua në Gjakovë – Dyshohet se shantazhuan një grua me përmbajtje intime - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë çifti që u arrestua në Gjakovë – Dyshohet se shantazhuan një grua me përmbajtje intime

    Insajderi
    19 July 2025 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se një grua ka raportuar në polici se është shantazhuar nga një vajzë.

    E njëjta përmes telefonit i ka kërkuar para duke e kërcënuar se në të kundërtën do të publikonte materiale intime të saj.

    Pas hetimeve të zhvilluara nga Policia e Kosovës, është arrestuar e dyshuara femër si dhe një mashkull tjetër kosovar i përfshirë në rast.

    “Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është shantazhuar nga një femër e dyshuar e cila përmes telefonit i ka kërkuar viktimës para, në të kundërtën do t’ia publikonte disa gjëra intime. Pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar e dyshuar si dhe një i dyshuar tjetër mashkull kosovar, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë.

    Lidhur me rastin, Sinjali raporton se personat që janë arrestuar mbrëmë në Gjakovë për shantazh me përmbajtje intime ndaj një gruaje janë Armir Turkaj dhe Vlorentina Hasani.

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dy janë dërguar në ndalim për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Shantazh”./insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark