Këta janë ligjvënësit e Albin Kurtit që për dy muaj harxhuan mijëra euro për karburante - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Këta janë ligjvënësit e Albin Kurtit që për dy muaj harxhuan mijëra euro për karburante

    Insajderi
    03 February 2022 - 18:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për vetëm dy muaj deputetët e Albin Kurtit që përfaqësojnë votat e qytetarëve në Parlamentin e Kosovës, kanë harxhuar mijëra euro për karburante.

    Paratë janë marrë nga buxheti i shtetit, me arsyetimin se disa prej deputetëve udhëtojnë nga vende të ndryshme për në Prishtinë, aty ku edhe është ndërtesa e Kuvendit.

    Lexo edhe:

    Yllza Hoti, deputetja e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, e cila vjen nga Prizreni përgjatë muajve nëntor dhe dhjetor, ka harxhuar hiç më pak se 810 euro karburante, thuhet në të dhënat e siguruara nga Kanal 10, shkruan Gazeta Insajderi.

    Rreth 120 euro më pak se ajo, ndonëse vjen nga i njëjti qytet, i ka harxhuar Artan Abrashi, deputeti tjetër i Lëvizjes Vetëvendosje.

    Në anën tjetër Fatmire Kollçaku dhe Gramos Agushulli, deputetët e Vetëvendosjes që vijnë nga Peja kanë harxhuar përafërsisht njëjtë për karburante, njëra 660 euro, dhe tjetri 630, shkruan Gazeta Insajderi.

    Derisa Agron Batusha, që udhëton në destinacionin Gjakovë-Prishtinë, dhe e kundërta ka harxhuar për dy muaj 570 euro për karburante./Gazeta Insajderi/

    Lista e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje:

    Yllza Hoti 810 euro

    Artan Abrashi 690

    Fatmir Kollçaku 660

    Gramos Agusholli  630 euro

    Agon Batusha 570


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark