Disa prej djemve të “Përputhen” ia vendosën vijat e kuqe Anës.
Ditë më parë, Arjoni publikoi një fotografi, në të cilën u shfaq në shtrat me Anën.
Fotoja bëri xhiron e rrjetit dhe akuzat mes dy protagonistëve po vazhdojnë tash e disa ditën, ndërsa për momentin janë pezulluar nga emisioni.
Por, është hapur një sondazh, në të cilin publiku ka të drejtë të votojë nëse mendojnë se ata duhet të rikthehen sërish në emision.
Në puntantën e sotme, djemtë janë pyetur nëse do të dilnin në takim me Anën, në rast se rikthehet në emision.
Atdheu, Elvisi, Panajoti, Emini, Ervini dhe Marisi ishin të vetmit që pohuan se do të pranonin të dilnin.
“Deri sa të vërtetohet e kundërta Bora, po do dal”, tha Atdheu.
Pjesa tjetër e djemve thanë se nuk do të pranonin të dilnin me Anën, e në mesin e tyre ishte edhe Fatjoni.