Këta janë dy hajnat e arrestuar për vjedhje nëpër disa xhami në fshatrat e Lipjanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë dy hajnat e arrestuar për vjedhje nëpër disa xhami në fshatrat e Lipjanit

    Insajderi
    09 March 2025 - 18:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për disa raste të vjedhjeve që kanë ndodhur në disa xhami në fshatrat e Lipjanit, Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë dy persona të dyshuar.

    Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për Jeton Hashanin dhe Liridon Kamenicën, të cilët kanë përfunduar në ndalim policor.

    Në bazë të informacioneve të para, ata dyshohen për vjedhje në xhamitë në fshatin Krojmir, Banulle dhe Magure, raste këto që kanë ndodhur në periudha të ndryshme.

    Ndaj të dyshuarve, tashmë janë grumbulluar prova të mjaftueshme që dëshmojnë përfshirjen e tyre në këto raste.

    Lajmi për arrestimin e tyre është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark