Këta janë dy instruktorët e dyshuar për marrje ryshfeti- Ndalohen nga policia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë dy instruktorët e dyshuar për marrje ryshfeti- Ndalohen nga policia

    Insajderi
    19 May 2025 - 22:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë ka zhvilluar një aksion në Njësinë e Patentë Shoferëve, shkruan Insajderi.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, gjatë këtij operacioni janë ndaluar dy persona, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “Marrja e ryshfetit”

    Personat e arrestuar janë Ardita Balaj dhe  Ekrem Latifi, njofton Sinjali.

    Të ndaluarit janë zyrtarë publikë, të cilët dyshohet se i kanë kërkuar dhe pranuar para ryshfet nga një kandidate, me qëllim që ajo të kalojë testin praktik të vozitjes. Sipas Prokurorisë, pas pranimit të shumës, kandidates i është mundësuar kalimi i testit.

    Ndaj dy zyrtarëve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

    Njoftimi i plotë:

    Prokuroria Themelore në Prishtinë/Departamenti për Krime të Rënda/Njësiti kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit njofton opinionin publik se në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive të saj në luftimin e korrupsionit dhe veprave penale kundër detyrës zyrtare, me datë 19.05.2025 ka ndaluar me vendim të prokurorit dy persona për shkak të veprave penale Marrja e ryshfetit nga neni 421 dhe Ushtrimi i ndikimit nga neni 424 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Personat e ndaluar janë zyrtarë publikë të cilët dyshohen se me qëllim që viktima të kalojë testin praktik të vozitjes i kanë kërkuar para ryshfet, të cilat i kanë pranuar dhe për shumën e pranuar, kandidatja ka kaluar testin.

    Ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afateve ligjore, Prokurori i Shtetit do të ndërmerr veprimet e nevojshme procedurale në grumbullimin e provave.

    Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se mbetet i përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit dhe se do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore për parandalimin e këtyre veprave, si dhe dërgimin para gjykatës të secilit kryes të këtyre veprave penale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark